“Ka plot kundërshtarë që i kemi, që shajnë, ofendojnë, tradhtojnë, përçajnë, shpifin, trillojnë, spiunojnë, mundohen të na ndajnë, atyre u them veç një gjë: Veç vazhdoni”.
Kështu u shpreh mes tjerash lideri i Alternativës, Afrim Gashi nga Kumanova.
Shtoi se ai “nuk e ka ndërmend t’iu japë hapësirë”, transmeton TV21.
“Zgjedhjet e reja po vijnë, janë në vigjilje. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme Alternativa do të jetë shumë e fuqishme. Do të jetë e hapur për bashkëpunim”, tha më tej Gashi.