Afera e Portit të Durrësit! Deputeti Agron Shehaj zbardh prapaskenat: Rama ka gënjyer shqiptarët, në kontratën 100 faqëshe mungon investitori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti Agron Shehaj ka folur për aferën e Portit të Durrësit, duke hedhur akuza mbi kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Task Forcë”, Shehaj tha se Rama ka gënjyer shqiptarët duke përmendur emrin Emaar.

Sipas tij, në kontratën prej 100 faqesh që disponon mungon përfituesi, investitori dhe se po e mban të fshehur për të përfituar vetë Rama.

“Dy elementë, s’kemi të bëjmë me Emaar, Rama ka gënjyer shqiptarët, opinionin publik, përdorim emrin e Emar për të thënë se është investim serioz, dhe jo një aferë.

Gënjeu për 2 vite rresht që është Emaar. Emaar nuk ka. Kontrata me 100 faqe, mungon elementi më i rëndësishëm, përfituesi.

Kush është investitori? Kemi dy subjekte, një kompani që përdoret për të mbajtur aksione, kompani e para një viti, e sapo krijuar.

Nuk ka aktivitet, as të punësuar, është lloji i kompanisë. Shteti shqiptar do t’i japi Portin e Durrësit. S’ka garë, marrëveshja s’ka benefite.

Pse Rama do ta mbajë të fshehur investitorin final? Mund ta bëjë vetëm për veten e vet. Kudo ku nuk ka përfitues fundorë që njihen kush janë, ka një aferë.

Kush është kompania flamur? Eagle Hills e krijuar para disa muajsh në Shqipëri apo kompania Nish, e kontrolluar nga një offshore?”, tha Shehaj.

You may also like