AF Elbasani nuk njeh rivalë, merr fitoren e radhës përballë Valbonës

by admin
Spread the love

AF Elbasani nuk njeh rivalë në Kategorinë e tretë. Skuadra e drejtuar nga Gentian Stojku ka marrë fitoren e radhës në kampionat përballë Valbonës në ndeshjen e zhvilluar sot në kompleksin e kombëtares në Kamëz.

Një gol i Micit në pjesën e dytë ka vulosur fitoren e radhës për skuadrën e Elbasanit, që kryeson këtë kategori me 5 fitore të arritura në po aq ndeshje të luajtura.

Nuk pati goleadë përballë Valbonës, por verdheblutë vazhdojnë të qëndrojnë të vetëm në krye të klasifikimit, me një golavarazh mbreslënës 27-0, pasi nuk kanë pësuar asnjë gol këtë sezon.

Duket qartë që skuadra e drejtuar nga Stojku nuk e ka vendin në këtë kategori, pasi objektivi i AF Elbasanit është rikthimi sa më shpejt në elitën e futbollit shqiptar.

Akademia Eagle Football ka mposhtur 2-0 Osumin në ndeshjen tjetër të ditës së sotme. / Oversport.tv

You may also like