Aeroplani i linjës Vjenë-Nju Jork bën ulje emergjente, kishte dhe udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

by admin
Spread the love

Aeroplani interkontinental i kompanisë Austria Airlines i rrlacionit Vjenë-Nju Jork, ka bë ulje emergjente pak pasi minuta pasi është ngritur në qiell.

Aeroplani ka ateruar pa probleme sërish në Aeroportin e Vjenës, pasi ka qëndruar 15 minuta në qiell. Kjo situatë ka ndodhhr rreth orës 18.

Në mesin e udhëtarëve në këtë aeroplan ka pasur edhe udhëtarë që kanë fluturuar sot nga Shkupi për Nju Jork, përmes Vjenës.

Në mesin e tyre ka qenë edhe veprimtari i Lobit shqiptaro-merikan, Ekuran Shehu nga Gostivari.

“Pasi avioni për në New york u ngrit dhe fluturoi për 15 minuta, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Vienes. Falë Zotit zbritëm shëndoshë e mirë”, ka njoftuar Shehu.

Ai tbotë, se siç i kanë njoftuar autoritetet, ulja emergjente ka qenë për shkak se një zog është futur në motorin e aeroplanit dhe për këtë arsye nuk ka mundur të ngtitet më lart se 1.500 metra.

You may also like