Administrata Biden dëshiron standardizimin e mbushjes së automjeteve elektrike

by admin
Spread the love

Çdo pompë karburanti është në thelb e njëjtë – gryka i përshtatet çdo automjeti dhe çmimi afishohet në një tabelë të madhe. Administrata Biden dëshiron t’i bëjë stacionet e karikimit të automjeteve elektrike ashtu.

Rregulli i ri i propozuar kërkon që të jenë ngjashëm me mënyrën se si funksionon një pompë gazi me çdo automjet. Stacionet e karikimit do të ndërtohen përgjatë autostradave të Amerikës, raportoi CNN të premten. 

Propozimi, i cili erdhi nga Departamenti i Transportit dhe Departamenti i Energjisë të enjten, vjen pasi konsumatorët në pompa vazhdojnë të paguajnë çmime të larta rekord të gazit.

Megjithëse presidenti Joe Biden pranoi kohët e fundit se nuk mund të bënte asgjë për të ulur çmimet e gazit në një afat të afërt, shtytja për automjetet elektrike është pjesë e planit të tij për të trajtuar krizën klimatike.

Administrata Biden po ashtu po adreson edhe shqetësime të tjera duke kërkuar standardizimin e çmimeve dhe sistemeve të pagesave, duke derdhura miliarda në përpjekje të tjera si në teknologjinë për karimin e shpejtë të baterisë.

Rruga Press

You may also like