Acerbi larg Lazios, dy gjigantët e Serie A interesohen për të

by admin
Spread the love

Historia mes Francesco Acerbit dhe Lazios mund të përfundojë në fund të sezonit. Sipas Il Messaggero edhe pse është një titullar i padiskutueshëm te Lazio, Acerbi nuk e ka gjetur kurrë rrugën e duhur të komunikimit me Sarrin dhe për këtë arsye do të largohet.

Për mbrojtësin italian sakaq interesohen dy ekipe italiane. Bëhet fjalë për Interin dhe Juventusin. Tek zikaltrit, Acerbi do të ritakohej me ish-trajnerin e tij te Lazios, Simone Inzaghi. Ky i fundit e shikon Acerbin si një garanci në rast se largohet Stefan De Vrij.

Nga ana tjetër edhe Juventusi po kërkon të rimodelojë mbrojtjen i ndikuar edhe nga fakti se Chiellini nuk jep më garanci nga mosha e tyre. Për rrjedhojë, Acerbi është një lëvizje “low cost” që do t’i jepte siguri të paktën deri në një moment ku do të afrohej një mbrojtës për të ardhmen. /oversport.tv

You may also like