“Acarohen” amerikanët: Mos përdorni paratë tona për të shpëtuar bankat

by admin
Spread the love

Pavarësisht prirjes politike, kur vjen puna tek paratë e tyre,  shumica e taksapaguesve amerikanë ndajnë të njëjtin mendim.

Një sondazh i fundit tregoi se ata nuk janë dakord që të mbajnë barrën e keqmenaxhimit që çon drejt kolapsit të një banke.

Rezultatet e anketimit të Reuters/ Ipsos u interpretuan si sinjal i faktit se administrata e presidentit demokrat Joe Biden mund të përballet me një problem politik, nëse luhatjet në sektorin bankar të SHBA-së përkeqësohen dhe nxisin veprime më agresive të administratës.

84% e të intervistuarve, përfshirë një shumicë të konsiderueshme të republikanëve dhe demokratëve, u shprehen qartë se taksapaguesit nuk kanë përse paguajnë për zgjidhjeve e problemeve të shkaktuara nga menaxhimi i papërgjegjshëm i bankave.

Tregjet e aksioneve janë tronditur në mbarë botën që kur Banka Silicon Valley falimentoi të premten pasi klientët e shqetësuar tërhoqën masivisht depozitat e tyre. Dy ditë më pas, u shemb edhe Banka Signature e Nju Jorkut. Nuk vonoi shumë, e stoqet në bursë ranë ndjeshëm pasi edhe luhatjet në gjigantin bankar zviceran Credit Suisse ringjallën frikën për një krizë të re bankare.

Bankat kanë qenë në vështirësi muajt e fundit nga rritja e normave të interesit, të cilat reduktojnë kërkesën për huamarrje. Banka qendrore e Amerikës, ka rritur vazhdimisht normat e interesit gjatë vitit të kaluar në një përpjekje për të zbutur inflacionin.

Vetëm 49% e amerikanëve thanë se favorizonin paketat e shpëtimit të institucioneve financiare nga qeveria, një mbështetje kjo shumë më e ulët sesa një dekadë më parë, kur Shtetet e Bashkuara po dilnin nga një krizë financiare, të cilën qeveria e luftoi duke shpenzuar qindra miliarda dollarë për paketat e shpëtimit të bankave.


Top Channel

You may also like