Acarohem shpejt, ndodhin edhe zënkat

by admin
Spread the love

Moderatorja dhe ish-aktorja shqiptare, Rudina Dembacaj, është shumë e hapur kur flet për marrëdhënien e saj me ish-deputetin e PS, Mark Frrokun. Ajo ka pranuar se përpos momenteve të lumtura kanë edhe ditë të vështira, duke treguar edhe “defektet” e bashkëshortit të saj.

Në një intervistë së fundmi, Rudina Dembacaj u shpreh se Mark Frroku e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”. Moderatorja dhe aktorja megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.

“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.

Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh Rudina Dembacaj.

You may also like