Abramovich: Chelsea në shitje, të ardhurat do të shkojnë për viktimat në Ukrainë

by admin
Spread the love

Roman Abramovich ka nxjerr në shitje Chelsean. Pas vendimit për t’u larguar nga drejtimi i klubit ditët e fundit, vetë presidenti rus e ka bërë të ditur edhe zyrtarisht vendimin për shitjen përmes faqes zyrtare të klubit. Ai tha se të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion bamirësie për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë.

“Do të doja të adresoja spekulimet në media gjatë ditëve të fundit në lidhje me pronësinë time të Chelsea. Siç e kam thënë më parë, gjithmonë kam marrë vendime për interesin më të mirë të klubit të zemrës. Prandaj, në situatën aktuale, kam marrë vendimin për të shitur Klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të Klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të Klubit.

Shitja e Klubit nuk do të jetë e shpejtë, por do të ndjekë një proces të rregullt. Unë nuk do të kërkoj të shlyhet asnjë kredi. Kjo gjë nuk ka qenë kurrë as për biznes e as për paratë, por për pasionin e pastër për lojën dhe klubin. Për më tepër, kam udhëzuar ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie ku të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhurohen. Ato do të shkojnë të gjitha në përfitim të të gjithë viktimave në luftën e Ukrainës. Kjo përfshin sigurimin e fondeve për nevojat urgjente dhe imediate të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes.

Ju lutemi ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me Klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit.

Shpresoj se do të jem në gjendje të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju thënë lamtumirë të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj i jetës të jem pjesë e Chelsea dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Klubi i futbollit Chelsea dhe mbështetësit e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time”, lexohej në deklaratën e Abramovich. /oversport.tv

Foto: chelseafc.com

You may also like