Abdixhiku i shkon në zyrë Ramës: Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore

by admin
Spread the love

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, shkruan EkonomiaOnline.

“Sot, në
ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim,
Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit
të tij drejt transformimit të kryeqytetit”, ka shkruar Abdixhiku në
Facebook.

Ai ka shprehur
bindjen se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit,
do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin
qytetar të Kryeqytetit.

“Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë”, ka shrkuar Abdixhiku.

You may also like