Abdixhiku: Fitër Bajrami kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin

by admin
Spread the love

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Abdixhiku vlerëson se festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin, me ç’rast ka uruar shëndet, paqe e begati për të gjithë qytetarët, njofton Klankosova.tv.

“Me fat Fitër Bajrami të dashur besimtarë. Lutje dhe agjërim të pranuar për të gjithë ata që kaluan një muaj sakrifice sprovuese nën shenjën e Zotit. Festa e Fitër Bajramit i kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin; që kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, e që ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë”.

“Le të vazhdojmë të forcojmë edhe më tej këtë ndjenjë që muaji i shenjtë dhe festa e Fitër Bajramit na mësojnë. Atë të solidaritetit, të harmonisë e të kujdesit ndaj tjetrit. Në veçanti, le të kujdesemi ndaj atyre në nevojë. Shëndet, paqe e begati për ju e familjet tuaja; për gjithë atdheun tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like