AAK nis përgatitjet për zgjedhje lokale, Agim Preniqin e kandidon për Obiliqin

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqjen e degës së këtij subjekti politik në Obiliq.

Haradinaj ka bërë të ditur seAgim Preniqi nominohet kandidat për kryetar të kësaj komune.

Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në. Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kolegu Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO.

You may also like