AAK me nismë ligjore për heqjen e kushtit prej 15 vite përvojë pune për pensionistët kontributdhënës

by admin
Spread the love

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, sot në konferencë para gazetarëve, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i AAK-së ka dorëzuar nismën ligjore për plotësim-ndryshim të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Dreshaj, tregoi se me këtë nismë ligjore do të largohet kriteri diskriminues, i cili i kushtëzon pensionistët të kenë 15 vite përvojë para luftë në menyrë që ta gëzojnë pensionin kontributdhënës.

Ai tha se mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës që i ështelë bërë pensionistëve, andaj kërkoi që këtë nisme legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit.

“Jemi këtu sot për telë ju njoftuar në lidhje me nismën ligjore që kemi marrë si grup parlamentar, për ta larguar një diskriminim që me vite të tëra i është pensionistëvr kontributdhënës. Bëhet fjalelë për kriterin prej 15 vite përvoje pune para luftës, si kusht që pensionisteve t’u njihen kontributet pensionale”, tha ai.

Dreshaj bëri të ditur që me këtë  nismë legjislative që ata kanë ndërmarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, përcjell Klankosova.tv.

“Me këtë nismë legjislative që e kemi ndermarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Konkretisht, largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet pervoje pune”, tha ai.

Tutje, Dreshaj tha se kjo inicativë nuk është e re pasi që sipas tij, edhe para kësaj legjislature ishte inicuar nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

“Fatkeqsisht për shkak të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme kjo nismë mbeti pa u përfunduar. Me iniciativë te AAK-së ka pasur debate te shumta lidhur me këtë çështje.Mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës që i është bërë pensionisteve, andaj është koha që këtë nismë legjislative ta perkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit”, u shpreh Dreshaj.

You may also like