AAK kërkon qëndrim të saktë nga Kurti për tërheqjen e 30% të Trustit

by admin
Spread the love

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar një qëndrim të saktë nga kryeministri Albin Kurti lidhur me propozimin për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit.

Ai tha se për këtë propozim ka mbështetje tek deputetët.

“Një qëndrim të saktë të qeverisë apo të kryeministrit nuk e kemi dëgjuar ende për sa i përket Trustit. Ne mendojmë që janë pjekur kushtet që të kalojmë Ligjin që mundëson tërheqjen e një pjese të Trustit, duke qenë se Qeveria nuk është duke vepruar për të ndihmuar qytetarët me veprime të tjera që lidhen me lehtësimin e gjendjes së rendë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

You may also like