A u rikthye në Shqipëri për të marrë drejtimin e PD? Habit me deklaratën e saj Evi Kokalari

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari shprehet se kthimi i saj në Shqipëri u keqkuptua, pasi njerëzit menduan se ajo ishte zgjedhur si kryetarja e ardhshme e Partisë Demokratike.

Duke folur për sulmet ndaj saj, Kokalari tha se në Shqipëri “njerëzit gënjejnë gjatë gjithë kohës”.

“Ardhja ime u keqkuptua se menduan që unë isha për drejtimin e PD. E kisha thënë disa herë, por nuk më besonin se këtu gënjejnë gjithë kohës njerëzit. E kisha thënë që nuk do të isha pretendente për kreun e PD.

Sot po mendoja faktikisht, po të shohësh rrugën që kemi bërë deri tani, ka kaq shumë që na kanë sulmuar, është si një luftë që duhet t’i kalosh të gjitha pengesat por në fund të fundit ne fituam. Këta që sulmojnë do harrohen”, u shpreh Kokalari në “Abcnews”.

You may also like