A qau Luizi për të ëmën? Mikesha e ngushtë e Kiarës zbulon arsyen se pse këngëtari ia mori varësen

by admin
Spread the love

Luizi dhe Kiara janë pa diskutim një nga çiftet më të komentuar të momentit në median shqiptare, si edhe nga të gjithë ndjekësit e programit të Big Brother VIP Albania. Dyshja janë temë diskutimi e thuajse çdo tavoline, por edhe programi televiziv.

Kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme, teksa në emisionin ‘Ftesë në 5’ është diskutuar rreth këtij çifti, si edhe me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur mes tyre. Pak ditë më parë, Luizi i dha Kiarës varësen me kryq që mbante në qafë prej vitesh, teksa ditën e djeshme, ai vendosi t’ia marrë.

Ky veprim ka çuditur jo pak moderatoren, e cila kërkoi të dinte arsyen e këtij veprimi, por Luizi nuk i dha një arsye se pse, teksa i tha se çdo gjë e tija është edhe e saj. Ky veprim është komentuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ nga mikesha e Kiarës, e cila dha edhe një arsye se çfarë mund ta ketë shtyrë Luizin të bëjë një veprim të tillë.

“Ndoshta është mërzitur se Kiara s’ e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës, teksa edhe Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luizi kishte nevojë për këtë varëse me kryq meqë sot në mëngjes u pa duke qarë.

“Thuhet se mund të ketë të ëmën sëmurë ose thjesht e ka ngarkesë të akumuluar”, u shprehen ata në emisionin ‘Ftesë në 5’.

You may also like