A ka video më të ëmbël se kjo e Dojnës duke i treguar familjes lajmin e shtatzënisë?

by admin
Spread the love

Dojna Mema zbuloi dje lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me vidoen më të veçantë, ku tregonte barkun e rrumbullakosur dhe si muzikë kishte vendosur rrahjet e zemrës së foshnjës. Sot, ka ardhur postimi tjetër i saj dhe në një video ka mbledhur gjithë reagimet e familjes kur lajmin e ka ndarë me ta. Si fillim Vlashenti, që mjafton t’i shohësh fytyrën për të kuptuar sa i gëzuar është, e më tej Mikela, motra e moderatores duke qarë, teksa sheh testin në kamera. Ndërsa video shkon drejt fundit vjen edhe reagimi i gjyshërve të saj. Fundja a nuk po e prisnin të gjithë me padurim reagimin e nënës së saj, që moderatorja e nxjerr aq shumë në Instagram? Edhe Dojna e di mirë këtë, ndaj ëmbëlsirën e ka ruajtur për në fund. Me emocionin më të madh nga të gjithë dhe një uaaa të madhe e të lumtur, siç veç gjyshet ta thonë vjen dhe reagimi i saj. Ndërsa gjyshi ngre dolli, teksa të gjithë janë rreth tavolinës.

Moderatorja e njohur është 16 javëshe dhe sapo ka kaluar periudhën delikate të 3 muajve të parë./revistawho.com

You may also like