A ka SPAK zyrtarë të lartë nën hetim? Kraja: Kemi çështje të hapura për shumë problematika dhe elementë

by admin
Spread the love

Kreu i SPAK Arben Kraja deklaroi sot se kushdo që abuzon me fondet publike do jetë pjesë e hetimeve tona. Pas tryezës me organet e drejtësisë, Kraja u pyet nga mediat për shumë çështje. Lidhur me hetimet, nëse ka më shumë për njerëz të politikës dhe zyrtarë apo për krimin e organizuar, ai tha se janë të dyja prioritetet tona. “Ne kemi dy seksione, një që lufton krimin e organizuar dhe një që lufton korrupsionin. Rezultatet kanë qenë publike”, u shpreh kreu i SPAK.

Sa i përket hetimit për tenderat, Kraja theksoi se sa ka shumë procedime penale dhe burimet e informacionit apo kallëzimeve janë nga të gjitha fushat. Sipas tij, është për ndjekje penale dhe pritet vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike

“Për procedurat e prokurimit publik kemi shumë procedime penale që hetojmë. Burimi i informacionit apo kallëzimit ka nga të gjitha fushat, qoftë nga Kontrolli i Shtetit, nga biznesmenë të ndryshëm, nga individë të ndryshëm dhe patjetër që janë vlerësuar të gjitha. Rezultatet janë publike. Ne kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike dhe do jemi të fokusuar në këtë drejtim. Kushdo që abuzon me fondet publike do jetë pa diskutim pjesë e hetimeve tona”, tha Kraja, duke shtuar se nuk ka koncept peshk të madh SPAK-u.

I pyetur nëse SPAK ka zyrtarë të lartë shtetërorë nën hetim, pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, Kraja theksoi se “ne kemi çështje të hapura për shumë problematika, për shumë elementë dhe rezultatet do flasin. Nuk mund të jap emra konkretë”.

You may also like