A ka pas përpjekje për negociata? Sali Berisha: Ju tregoj mesazhin e fundit që i kam dërguar Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur ndonjë përpjekje mes Lulzim Bashën për të arritur ndonjë kompromis për të sheshuar përplasjet ndërmjet tyre.

Ai në një studio televizive u shpreh se nuk ka pasur asnjë hap të tillë, ndërsa zbuloi mesazhin e vetëm që i ka dërguar krydemokratit Lulzim Basha.

“Nuk ka pasur asnjë përpjekje. I vetmi mesazh në telefon që i kam dërguar është ai për ngushëllimin e babait të tij. Një mesazh i thjeshtë komunikimi”, tha Berisha.

Berisha theksoi se Bashës i ka mbaruar afati dhe se nuk ka se çfarë të negociojë.

You may also like