“A ka folur dikush kështu me Hitlerin?” – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti polak Andrzej Duda kritikoi faktin që presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pavarësisht agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, janë ende në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

“Jam i befasuar nga të gjitha këto bisedime me Putinin, veçanërisht me kancelarin Scholz dhe presidentin Macron. “Këto bisedime nuk sjellin asgjë”, tha ai për të përditshmen gjermane Bild.

Ai vlerësoi se biseda të tilla mbi të gjitha i sjellin legjitimitet përgjegjësit për krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Duda nënvizoi se Putini është përgjegjës për dërgimin e ushtrisë në Ukrainë.

“Situata është e ngjashme me atë të Adolf Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore. A ka folur dikush me Hitlerin në këtë mënyrë gjatë Luftës së Dytë Botërore?”, pyeti presidenti polak.

“A tha dikush që Hitleri duhet të ruajë reputacionin e tij, se duhet bërë diçka që të mos poshtërohet Hitleri? Unë nuk jam në dijeni të bisedave dhe kërkesave të tilla”, tha Duda.

Ai akuzoi ekonominë gjermane se nuk i intereson çfarë po ndodh me Ukrainën, çfarë po ndodh me Poloninë…

“Ata thonë – ne duam punë, duam të fitojmë para dhe biznesi mund të bëhet me Rusinë. Ne duam të blejmë gaz të lirë dhe të importojmë naftë. Ndoshta ekonomia gjermane nuk beson se ushtria ruse mund të festojë edhe një herë fitoren e madhe në Berlin dhe të pushtojë një pjesë të Gjermanisë. Ne polakët e dimë se është e mundur. Prandaj i bëjmë thirrje botës dhe Evropës që të mos bëjnë më biznes me Rusinë”, tha Duda. /tesheshi.com/

You may also like