a janë stërvitur radoiçiçët në kampet e Ushtrisë Serbe? – Shqip

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës në një konferencë për media të mbajtur të dielën ka bërë të ditur detaje të reja rreth sulmit të ndodhur më 24 shtator.

Sipas pamjeve që kanë publikuar në këtë konferencë për media, sulmuesit që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist janë parë në kampet e Ushtrisë Serbe.

Përveç objekteve të Ushtrisë Serbe, sulmuesit janë parë edhe në ambientet e Milan Radoiçiçit. Madje dhe vetë ky biznesmen dhe politikan serb ka pranuar se ka marrë pjesë në përgatitjet e këtij sulmi.

Videoja është xhiruar nga dronë dhe nuk bëhet e ditur se kur është xhiruar saktësisht. U përdor një teknologji e sofistikuar që arrinte të regjistronte termikisht lëvizjet e njerëzve në këto zona.

Kujtojmë se një polic i Kosovës dhe të paktën tre sulmues serbë u vranë në një sulm në afërsi të Banjskës, një fshat në Zveçan, në veriu me shumicë serbe.

Ky zhvillim ka devijuar e ndryshuar të gjitha zhvillimet de deritanishme mes Kosovës dhe Serbisë, duke sjellë tjetër realitet, në favor të së parës. /teshesi.com/

You may also like