A ia mbylli derën Alternativës ASH-ja? Përgjigjet Ilire Dauti

by admin
Spread the love

Koordinatorja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në emisionin Rruga Drejt, ka folur në lidhje me shkëputjen e kësaj partie, me Alternativën e cila së fundmi lidhi marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Dauti, është përgjigjur se a mund të ketë sërish ASH-ja bashkëpunim me Alternativën.

Kishim fjalë të dhënë, kihsim dokument të nënshkruar, kishim punë të përbashkët, dhe krejt ajo punë që u bë, së paku ata e dinin se sa të sinqertë e kishim ne këtë punë dhe nuk do të duhej të ndodhte. Megjithëatë ky është realiteti, dhe pas këtyre zhvillimeve, unë nuk e di më se si të vazhdohet të bashkëpunohet në të ardhmen”, ka thënë ajo.

You may also like