A i shqetëson ‘Foltorja’ e Berishës? Deputeti i PS-së flet hapur dhe tregon se çfarë synon qeveria Rama

by admin
Spread the love

Ish-ministri Blendi Klosi, shprehet i bindur se për PS-në, Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë dy kundërshtarë politikë, të cilët duan t’i mundin në çdo kohë.

Klosi tha në emisionin ‘Breaking’ se beteja në PD nuk i shqetëson fare socialistët, të cilët po punojnë për të fituar edhe zgjedhjet e radhës.

“Ne ata i kemi përballë, ne duam t’i mundim. Nuk jemi me asnjërin nga ata të dy. Ata janë kundërshtarët tanë. Ne kemi filluar punën, për të organizuar veten tonë dhe për të fituar. Ata nuk u futen në zgjedhjet e fundit lokale, sepse e dinin që nuk do të fitonin. Kur të bëhen zgjedhjet e radhës, do jenë sërish në pozitë humbëse. Foltorja e Berishës ne nuk na shqetëson fare.

Do ishte gabim nëse do merreshim me luftën e brendshme në PD dhe të harronim qytetarët. Askush nuk fiton nëse nuk punon”, tha Klosi.

Pavarësisht se nuk është më ministër, Klosi deklaroi se është i nderuar që është në parlament.

“Jam në parlament. Jam i nderuar”, tha Klosi.

You may also like