A është Rusia një shtet sponsorizues i terrorizmit?

by admin
Spread the love

A është Rusia një shtet sponsorizues i terrorizmit?

Me këtë pyetje hapet një opinion i Alexander J. Motyl, profesor i shkencave politike në Rutgers University, publikuar në EuObserver.

Sipas profesorit në fjalë, akuzat e palës ukrainase janë material i mjaftueshëm për hapur së paku “dosjen” e Rusisë në këtë kuadër, ndërkohë ka edhe disa të dhëna të tjera që shkojnë në favor të kësaj teze. Referenca juridike për të përkufizuar terrorizmin është legjislacioni amerikanm sipas të cilit ai është një “aktivitet që është i rrezikshëm për jetën njerëzore dhe potencialisht shkatërimtar për infrastrukturën kritike dhe burimet kyçe dhe në shkelje të ligjit penal amerikan. Një aktivitet që shtrëngon dhe intimidon një popullsi civile, ndikon politikat e një qeverie përmes intimidimit dhe shtrëngimit dhe ndikon në drejtimin e një qeverie në shkatërrimin në masë, vrasjen dhe rrëmbimin”.

Po kështu një Direktivë Europiane e vitit 2017, jep përkufizime për terrorizmin që përfshin pak a shumë të njëjëtin diapason veprash duke e zgjeruar edhe me qëllimet e aktivitetit në fjalë. Problemi në aspektin juridik është më i ndërlikuar. Profesori në fjalë shkruan ndër të tjera se:

Ndonëse shtetet mund të jenë terroriste, ka një dallim të rëndësishëm mes terrorizmit shtetëror dhe luftës. Të dyja përkufizimet këmbëngulin se aktet terroriste mund të jenë krime. Luftërat, përkundrazi, mund të jenë moralisht kriminale, por ato nuk janë krime. Krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe genocide do të kualifikoheshin si akte terroriste sepse ato shkelin ligjin ndërkombëtar dhe shumicën e ligjeve vendase

Thënë kjo, lufta në Ukrainë nuk është krim, aktet brenda saj mund të gjurmohen si krime. Në këtë kuadër është interesante mënyra sesi interpretohet kjo e drejtë për të vënë nën akuzë një shtet. P.sh profesori rendit disa argumente të dhëna nga autorë të ndryshëm për të vlerësuar se në një rast apo tjetrin, Rusia përmbush kërkesat për t’u klasifikuar si shtet terrorist me veprimet e kryera në enklavat sepratiste në Ukrainën Lindore ndërkohë që ajo klasifikohet si sponsorizuese e terrorizmit në Siri, Afganistan.

Një tjetër referencë me autoritet është një raport i fundit i lëshuar nga New Lines Institute dhe Raoul Wallenberg Centre for Human Rights sipas të cilit: ka të dhëna të besueshme për të përfunduar se Rusia është përgjegjëse për nxitje publike dhe direkte për kryerje genocide dhe për model mizorish ku përfshihet edhe synimi për të shkatërruar pjesërisht grupin nacional ukrainas.

Pra sipas Motyl, Rusia i përmbush të dyja kërkesat dhe klasifikimi i saj si i tillë nuk ka më diskutim juridik, por politik. ndaj sipas tij, SHBA dhe BE duhet të veprojë për ta shpallur Rusinë si një shtet me karakteristikat e siprcituara, në dritën e akteve që ka ndërmarrë bashkë me pasojat juridike që rrjedhin.

Do apo jo Washingtoni ta bëjë një gjë të tillë, kjo sigurisht është çështje tjetër

shkruan profesori.

Në fakt një përfundim i tillë injoron një pjesë të realitetit të këtyre 30 viteve që e pa botën në luftëra dhe konflikte ku janë kryer krime gjithëfarëshe, por krimi si sanksion i të drejtës ndërkombëtare u aplikua vetëm në disa raste. Nga ana tjetër, është e vështirë të mendohet se e drejta ndërkombëtare mund të ketë kuptim me përjashtimin e një vendi si Rusia prej saj, përderisa në botën që jetojmë flitet për parime universale, por vlerësimi i tyre është thuajse përherë diskrecion i forcës. Një vendim i kësaj natyre do të përforconte politikën e izolimit të Rusisë, diçka që është në çdo aspekt e dëmshme. Lidhur me këtë fakt, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se pavarësisht teknologjisë, Rusia nuk mund të izolohet.

Është e pamundur të izolohet Rusia…në botën e sotme është e pamundur të izolohet një vend, sidomos kaq i madh sa Rusia

ka thënë ai.

Vetë përpjekja do të minonte rendin ndërkombëtar aktual dhe parimet e tij, përderisa do të fragmentarizonte kuptimin efektiv të tyre, edhe kështu të vështruar si regjim juridik i instrumentalizuar në duart e më të fortëve.

Pa folur për paradokse. P.sh në një shkrim të gjatë në revistën gjermane “Spiegel” hidhet ideja e bashkëpunimit me talebanët për të shmangur urinë e popullsisë. Revista këto i mbititullon si “Pyetje të vështira për Perëndimin” . Pra ndihma eventuale ndaj një regjimi të deklaruar botërisht si opresiv, me norma që bien ndesh me çdo parim të pjesës tjetër të botës, po sugjerohet të ndihmohet ne emër të humanizmit, pasi erdhi në pushtet me forcën e armëve e teorikisht edhe Krimeve kundër njerëzimit. Si ndahen këto të dyja në mënyrë të barabartë? Si mund të aplikohet një logjikë e dyfishtë? Këtë vetëm mendje të caktuara e dinë, që e shohin botën në një optikë përjashtuese ndaj çdo alternative dhe që ndoshta për shkak të një paqeje të gjatë mes fuqive të mëdha, kanë krijuar refleksin e gabuar se bota është më e mirë pse ata janë më të drejtë. Mund të jetë edhe kështu, synimet mund të jenë të tilla, por nëse në peshore do vihen të gjitha aktet, atëherë kat’harsisi do të duhet të ishte radikal.

Rruga Press

You may also like