A është platforma e bashkimit produkt i Ambasadës Amerikane? Alibeaj flet për takimin me Yuri Kim

by admin
Spread the love

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, u pyet sot nga gazetaret për takimin që ka pasur disa dite me parë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Ai tha se platforma e bashkimit të PD, nuk është produkt i ambasadës amerikane, por i deputetëve të PD, anëtarë të grupit parlamentar.

Pyetje: A na garantoni ju se kjo platforme nuk është produkt i ambasadës amerikane?

Alibeaj: “Kur e kam takuar ka pasur kërkesë si ndodh rëndom nga përfaqësues të shteteve të akredituar në Shqipëri. Kam takuar e do takoj këdo. Autorësia e kësaj platforme është e deputetëve të PD, anëtarë të grupit parlamentar, ata që unë citova, madje me tepër se kaq, e të gjithë demokratëve të përfaqësuar prej deputetëve anëtarë të grupit parlamentar”.

Pyetje: A është synimi juaj posti i PD?

Alibeaj: “Më e rëndësishmja në një parti politike e një një situatë si është kjo është bashkimi i njerëzve. Egozimi individualist nuk kanë vend, nuk kanë vend”, shprehet ai.

You may also like