A është i mundur ndonjë përparim në gjashtë muajt e ardhshëm, ja çfarë thotë kryeministri bullgar Petkov

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në emisionin “360 gradë”, kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se heqja e vetos do të varet nga suksesi i arritur në negociatat e ardhshme mes grupeve të punës të dy vendeve.

“Nëse arrijmë sukses të vërtetë në të gjitha çështjet që i kemi vënë vetes dhe t’i zgjidhim në mënyrë konstruktive, kjo do ta përcaktojë edhe afatin, që do të na çojë në fazën tjetër, gjë që unë personalisht dëshiroj të ndodhë sa më shpejt.

Mendoj se përgjigja më e saktë dhe reale është se duhet të kemi ide të qartë se këto janë pyetje të angazhimit të përbashkët, jo data kalendarike. Nëse kemi sukses, ato data janë afër, por nëse kemi probleme që nuk mund t’i zgjidhim, ky është problem. Në gjashtë muajt e ardhshëm pres që grupet punuese të takohen një herë në muaj, në bazë të rezultateve, shpresoj se do të arrijmë përparim shumë shpejt”, tha Petkov.

You may also like