A është Demi, shenja më tradhëtare e horoskopit?

by admin
Spread the love

Shumë persona e konsiderojnë si një shenjë besnike, por sipas yjeve është shenja më tradhëtare e horoskopit. Bëhet fjalë për shenjën e Demit. Ja cilat janë cilësitë e personave të lindur nën këtë shenjë tëhoroskopit.

Demi është një shenjë mjaft pasionante, por edhe flirtuese, ndaj edhe tërhiqet ndaj tradhëtisë. Ka plot shembuj të personave të shenjës së Demit, të cilët i kanë tradhëtuar partnerët/et e tyre. Pra, Demi ka njëmundësi shumë të madhe të tradhëtojë, edhe pse shumë libra astrologjie e konsiderojnë si shenjë qëdashuron vërtet, si shenjë besnike dhe që i pëlqen rutina. Ne mund t’jua konfirmojmë se renditet ndër shenjat më të pabesa të horoskopit. Por kujdes, nëse një person i kësaj shenje tradhëton, e bën këtë gjë, sepse mendon që marrëdhënia aktuale nuk është tepër e rëndësishme. Nëse gjendet në një marrëdhënie serioze, nuk ndodh të tradhëtojë.

Sigurisht që duhet marrë në konsideratë edhe etika e një personi. Pra, pavarësisht nëse një person i njëshenjë të caktuar tradhëton, shpesh kjo gjë varet edhe nga kultura e tij, më tepër se sa nga shenja e horoskopit. Kujtojmë se Demi i përket planetit Afërditë, pra shquhet për aftësitë romantike, për fizikun, si dhe për aftësitë motivuese mbi të tjerët. Demi mundohet t’i nxisë të tjerët t’i arrijnë gjërat që duan, edhe kur ato duken të pamundura për t’u arritur.

You may also like