A e paralajmëroi Mërgim Berisha ardhjen te Kosova me postimin e fundit?

by admin
Spread the love

Ylli i Fenerbahces, Mërgim Berisha ka të ardhmen më të pasigurt nga ana e përfaqësimit te Kombëtares.

Berisha ishte pjesë e Gjermanisë U21, por për momentin nuk ka ftesë te Kombëtarja A dhe FFK është duke u munduar ta bind për të përfaqësuar Kosovën, shkruan lajmi.net, transmeton Insporti.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, përpos mediave lokale që raportojnë se Berisha ka vendosur të luajë në fanellën “Dardane”.

Një postim i fundit i Berishës ka shtuar këto spekulime, pasi publikoi dy zemra me ngjyrën verdhë dhe kaltër, që janë ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Shumë tifozë kosovarë tashmë kanë nisur në komente ta urojnë për ‘ardhjen te Kosova’.

You may also like