A e dëmton Berisha Metën? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se raportet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, janë të qarta dhe nuk cenohen nga asgjë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Blushi u shpreh se PL e ka shumë të qartë linjën e vet politike dhe mban përgjegjësi vetëm për veten.

“Raportet Meta-Berisha janë raporte që nuk cenohen nga asgjë. Di t’ju them që ne të PL jemi të gjithë pilotë. Jemi shumë të qartë sa i përket linjës politike, mbajnë përgjegjësi për veten tonë, nuk mbajmë për atë çfarë do të ndodhë me PD”, tha Blushi.

You may also like