A duhet të përfshihet opozita në dialog? – Votoni në sondazhin e Klankosova.tv

by admin
Spread the love

Pas takimit të 18 gushtit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut ka pasë zhvillime dhe takime të shumta rreth kësaj teme.

Në këto takime, pos krerëve të shtetit ishte e përfshirë edhe opozita.

Shefat e partive opozitare në vend gjatë së martës u takuan edhe me të dërguarin  e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Opozitën do ta bëjë bashkë në një takim gjatë ditës së sotme edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim, që nis në orën 16:00, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Në gjithë këto zhvillime rreth dialogut shtrohet çështja se a mund të përfshihet opozita në këtë proces. Ju lexues, keni rastin ta jepni mendimin tuaj përmes votës në sondazhin e Klankosova.tv :

You may also like