A do t’i marrë në mbrojtje PS nëse Bllako dhe Subashi arrestohen për aferën e inceneratorëve? Vjen reagimi i parë nga qeveria

by admin
Spread the love

Partia Socialiste është distancuar nga dy anëtarët e saj, deputeti Alqi Bllako dhe kryebashkiaku Armando Subashi, të cilët janë marrë në pyetje nga SPAK mbi mega-aferën e inceneratorëve. Deputeti socialist, Eduard Shalsi, tha se qëndrimi i PS është i qartë dhe i paekuivokë se mbështet drejtësinë dhe nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme me ligjin.

Intervista:

Pyetje: Marrja në pyetje e Subashit dhe Bllakos, çfarë do të ndodhë nëse do të kemi arrestime të tjera?

Shalsi: E thashë që ne jemi iniciuesit e reformës në drejtësi, kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin. Këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryshe nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, apo gjuha krejtësisht e palejueshme e Sali Berishës. Kemi dy kohë, njërën kur pengohej drejtësia të bënte punën e saj, dhe tani që drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i paekuivokë, mbështesim vetëm drejtësinë.

You may also like