A do të rikthehet në ekran? Reagon Albana Osmani: Mbani frymën se çika…

by admin
Spread the love

Albana Osmani është një nga moderatoret shqiptare, e cila prej shumë vitesh është pjesë e ekranit shqiptar. Por, që nga viti 2019, Albana është shkëputur nga televizioni, teksa së fundmi, në mediat online po përflitet për rikthimin e saj në ekran. U tha se ajo do të drejtonte një program sportiv në RTSH, për Kampionatin Botëror të Futbollit, teksa ditën e sotme ka reaguar edhe vetë Albana.

Moderatorja ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa jep edhe lajmin e mirë se rikthimi i saj në ekran do të jetë së shpejti. Ajo madje zbulon ekskluzivisht për ndjekësit e saj se formati i emisionit nuk do të jetë sportiv, por familjar, ndërsa na fton të mbajmë frymën deri në momentin kur ajo të shfaqet në ekran.

“Ky ishte një lajm i pavërtetë. Të gjithë atyre që më uruan rikthimin tim, edhe pak fare ‘mbani frymën’ se çika do të rikthehet së shpejti. Edhe pse sportin e dashuroj, më së shumti ta ushtroj, në ekran formati nuk do të jetë i tillë. Unë do të rikthehem me një format Prime Time për të gjithë familjen shqiptare. Shumë dashuri” – shkroi Albana në Instagram.

Moderatorja e dashur ka prezantuar një sërë programesh shumë të dashura për publikun shqiptar, që nga ‘Big Brother Fun Club’, ‘Fiks Fare’, ‘Ti vlen’ etj.

You may also like