A do të ishte Shkelzen Jetishi-Xeni ky që është nëse nuk do të ishte i Gjakovës?

by admin
Spread the love

Xeni është këngëtar shumë i njohur i muzikës popullore, i dasmave dhe ahengjeve, ku ai gjithmonë e ndez atmosferën dhe jo pa arsye prej vitesh mbetet më i kërkuari.

Shkëlzen Jetishi – Xeni është i lindur e rritur në qytetin e këngës së pastër shqipe, Gjakovë. Ka filluar të këndojë që në fëmijëri, nga ku dhe ka realizuar një numër të madh këngësh, bashkëpunimesh e albumesh, që të gjitha këto të vlerësuara si është më e mira nga publiku.

A thua, a do të ishte Shkëlzen Jetishi-Xeni ky që është sot nëse nuk do të kishte lindur në vendin që konsiderohet si djepi i artit, kulturës, muzikës e qejfit, në Gjakovë?

Shkelzen Jetishi është nga të paktë artistë të cilët vazhdojnë të jetojnë dhe veprojnë në vendlindje pavaerësisht popullaritetit dhe standardit të krijuar. Ai, duket se është i lumtur dhe shumë rehat në Gjakovën e zemres që i këndoj aq shumë, shkruan “Kosovarja”.


You may also like