A do të garojë e vetme PDIU? Habit me përgjigjen Shpëtim Idrizi dhe zbulon të vërtetën

by admin
Spread the love

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka konfirmuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Log’ se kjo parti do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale 2023. Idrizi tha se Partia Demokratike nuk e ka gjetur akoma drejtimin e duhur.

“PD akoma nuk e ka gjetur kohezionin dhe drejtimin e duhur. Nuk kam ndërhyrë në problemet e tyre të brendshme, por ende ka nevojë për një opozitë. Mbingarkesa që ka mazhoranca me pushtet sjell një demokraci jo të shëndoshë. Pavarësisht problemeve që ka pasur opozita, projektorët duhet të jenë mbi mazhorancën. Opozita sado e keqe të jetë nuk bën dëm.

Unë do të them qëndrimin e PDIU-së. Këto janë zgjedhje lokale, janë ndryshe nga zgjedhjet e tjera. Së dyti dua t’iu kujtoj që koalicionet janë hequr. Edhe ata që thonë do bëjmë koalicion do dalin më vete. PDIU do dalë më vete”, tha Idrizi në studion e Log.

Sakaq në studion e emisionit nuk munguan as debatet, kur moderatori i kërkoi Idrizit të ndërrojë temë.

“Të lutem mos nuk mund të më flasësh në ate mënyrë. Nuk rri dot pa e shteruar mendimin tim. Mënyra se si ma bën pyetjen më duket sikur m ke marrë në provim”, tha Idrizi.

You may also like