A do të festonte në rast se shënon kundër Kosovës? Kjo është përgjigjja e Xherdan Shaqirit!

by admin
Spread the love

Xherdan Shaqiri nuk e ka fshehur kurrë dashurinë që ka për vendin e tij të lindjes – Kosovën.

Edhe në intervistën e dhënë për Kohën, Shaqiri ka thënë se Kosovën e ka në zemër. Por do t’i duhet të luajë kundër Kosovës në një miqësore në Zuerich.

Kosova dhe Zvicra do të takohen për herë të parë në një ndeshje. E para, pra, do të jetë edhe për Shaqirin dhe për futbollistët e tjerë të ftuar te Zvicra e që janë me rrënjë nga Kosova – Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.

Shaqiri, 30-vjeçar, thotë se ndeshja e Zvicrës me Kosovën do të jetë festive si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Ai madje thotë se do të jetë historike.

“Po të kem rast për të shënuar, duhet të shënoj. Por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën. Është ndeshje miqësore dhe me rëndësi është të luaj në këtë ndeshje historike”, ka thënë, ndër të tjera, futbollisti më i suksesshëm shqiptar.

Ndeshja luhet të martën nga ora 18:00 në Zuerich.

You may also like