A do ta mbështesë BE-ja ushtarakisht Moldavinë?

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian po konsideron mundësinë për të mbështetur ushtarakisht Moldavinë, si një përpjekje për të shmangur përhapjen e luftës në Ukrainë.

Gjatë një vizitë në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, Presidenti i Këshillit Europian Çarls Mishel tha se Bashkimi Evropian po shikon se si mund të përforcojë kapacitetet ushtarake të vendit.

Deklarata e tij vjen pas disa shpërthimeve në rajonin Transnistria, një zonë e kontrolluar nga separatistët rusë, por që është territor i Moldavisë, shkruan BBC.

Sipas disa raporteve nga inteligjenca ukrainase, Rusia mund të sulmojë Moldavinë në mënyrë që të avancojë në jug-perëndim të Ukrainës.

Rruga Press

You may also like