A do shkojë Artan Grubi në vend të Zaevit në Beograd për “Ballkanin e Hapur”?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Si shkak i rezultatit zhgënjyes dhe humbjes në zgjedhjet lokale, kryeministri aktual Zoran Zaev njoftoi se do të dorëhqet nga kreu i partisë por edhe nga posti i kryeminisrtit, shkruan InfoShqip.

Siç dihet gjatë qeverisjes së Zoran Zaev, Maqedonia u bë pjesë e nismës për “Mini Shengenin Ballkanik” ku takimi i radhës është në Beograd në datat 3 dhe 4 Nëntor, por duke qenë se Zaev ka dhënë dorëheqje, nga zyra e tij njoftuan që do caktohet një përfaqësues tjetër politik në vend të Zaevit që do marrë pjesë në takimin për “Ballkanin e Hapur” në Beograd.

Dilema që është ngritur së fundmi në opinion është se a do jetë Artan Grubi përfaqësues i Maqedonisë në Beograd duke ditur se është edhe zëvendës kryeminister i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Poashtu edhe nëse do bie qeveria sipas marrëveshjes së BDI dhe LSDM ne 100 ditët e fundit do kemi kryeministër shqiptar dhe Artan Grubi ka aspiruar gjatë gjithë kohës që ai të jetë kryeministër për 100 ditët e fundit. /InfoShqip.com

You may also like