A do merrni pjesë në protestën e 12 nëntorit? Shpëtim Idrizi jep përgjigjen

by admin
Spread the love

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, foli edhe për protestën e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha, ku i pyetur nga gazetarja nëse do të merrte pjesë vetë në këtë protestë, Idrizi tha se do marrë pjesë nëse do të jetë në Shqipëri.

Ndër të tjera, ai tha se protestat i bëjnë mirë vendit qofshin të mëdha apo të vogla.

“Ka shumë arsye për të bërë protestë dhe kjo i bën mirë vendit. E madhe apo e vogël , apo në shërbim të dikujt ky është problem tjetër. Nëse do të jetë e madhe për interesat e qytetarë, ajo duhet. Unë nuk kam pritshmëri, por besoj do të jetë e madhe.

Po të jem në Tiranë do ti bashkohem, por deri në datën 12 nuk e di sepse mund të jem jashtë Shqipërie” tha Idrizi për “Kjo Javë”.

You may also like