A do marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit? LSI bën lëvizjen e rëndësishme

by admin
Spread the love

Mësohet se LSI ka ngritur shtabet elektorale në 6 Bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme në datën 6 mars. Sekretari i Përgjithshëm i LSI i ka drejtuar strukturave të kësaj partie në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë, udhëzimin përkatës.

Në momentin kur nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, LSI ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në to. Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave.

“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”- parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.

Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbehët nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.

You may also like