A do e pranojë një mandat të dytë si president? Meta jep përgjigjen e prerë

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë kurrë një mandat të dytë në krye të shtetit. Ai tha se e pranoi këtë post atëherë kur vendi kishte nevojë, e ndërsa tani sipas tij problemi qëndron te opozita, duke lënë të nënkuptuar se do rikthehet në rolin e tij kundër qeverisë.

Deklarata e Metës:

“E pamundur nga unë për ta pranuar, për arsye se nëse e pranova para 5 vitesh për t’i shërbyer vendit dhe i kam bërë shumë të mira, dhe nëse do të kisha një vazhdim në një vend të papërshtatshëm, ku problemi kryesor nuk e ka vendi te kreu i shtetit, por problemin kryesor e ka pasur te mos- ekzistenca dhe çoroditja e opozitës që i ka krijuar alibitë e duhura për të kapur të gjitha pushtet si asnjëherë tjetër. Unë do kem një mandat të dytë pas 25 viteve”, tha Meta.

You may also like