A do bëhet Alternativa pjesë e Qeverisë? Flet zyrtari nga AAA

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës te sotme, ka realizuar komunikim me kryetarin e Alternaivës, Afrim Gashi dhe ka kërkuar prej tij, të zgjedhë ditën se kur dëshiron të takohen dhe të bisedojnë rreth mundësisë që Alternativa të bëhet pjesë e ekzekutivit, kanë thenë burime nga Qeveria, shkruan InfoShqip.

Në lidhje me këtë InfoShqip sot ka kontaktuar me një zyrtar nga Alternativa që dëshiron të ngelet anonim, nëse Alternativa do të mbetet në opozitë ose do të bëhet pjesë e Qeverisë.

Nga Alternativa për InfoShqip kanë deklaruar se:
“Asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë i shprehur tashmë. Ne mbetemi aty ku kemi qenë. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë.” /InfoShqip.com

You may also like