Dj Geek e ka ditëlindjen në shtator, por Dafina ia bëri që tani dhuratën

by admin
Spread the love

Dj Geek nuk e ka sot ditëlindjen, por Dafina vendosi ta surprizonte me një dhuratë. Dj Geek, emri i vërtetë i të cilit është Genc publikoi disa foto e video në Instagram për të ndarë me të gjithë dhuratën që i bëri partnerja dhe që është një motorr i verdhë, të cilin mesa duket prej kohësh ka patur dëshirë ta kishte të vetin.

“Dhuratë ditëlindjeje shumë para kohe nga gruaja”, shkruan Dj ndërsa Dafina zbulon se ai e ka ditëlindjen në shtator, por nuk ka pritur dot deri atëherë.

“10 shtator, por ne do festojmë që sot beb”, komenton këngëtarja teksa në foto çifti shfaqet shumë i lumtur krah njëri-tjetrit duke pozuar me motorrin e ri.

You may also like