Kjo është surpriza që Kroi Art mori për 5- vjetor nga mami, babi dhe Joelle

by admin
Spread the love

Me një video në Instagramin e saj, Bieta Sulo ka zbuluar si ka qenë 5- vjetori i djalit të saj dhe Albanit, Kroi Art.

Këtë 5- vjetor, mami, babi dhe motra Joelle vendosën t’i shkojnë surprizë në kopësht bashkë me tortën dhe qirinjtë ndezur.

Në videon e publikuar nga Bieta vihet re habia e Kroit, i cili e festoi ditëlindjen së bashku me shokët në kopësht.

Një ditë më herët Sulo ndau edhe gjithë momentet e ëmbla me të birin, duke theksuar se këto janë çastet që e lumturojnë më shumë.

Duke kërkuar të ngadalësojë kohën, Bieta e ka gjetur veten me Kroin 5 vjeç i cili luan dhe argëtohet çdo ditë, duke ia mbushur zemrën gjithmonë plot./revistawho.com

You may also like