Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në Kuvend ka njoftuar se grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët, ka dorëzuar ndryshime në Ligjin për Lojëra të Fatit, të cilët theksojnë, që të njëjtat të vendosen vetëm në hotele me 5 yje dhe siç tha ai t’i largojmë lojërat e fatit nga lagjet tona.
ZIADIN SELA, KRYETAR I ALENACËS PËR SHQIPTARËT
“Ne nuk duhet të rrimë duarkryq kur këto lojëra fati krijojnë drama familjare. ASH, vlerëson se propozim ligji i mëhershëm nuk e zgjidh çështjen, ajo ka të bëj me largimin e lojërave të fatit, kazinove 500 metra larg shkollave, objekteve fetare. Mendojmë se kjo nuk e zgjedh problemin, dhe kjo nënkupton se t’i i çon në një objekt edhe më të rëndësishëm siç është shtëpia”.
Ziadin Sela shpalosi edhe ndryshimin tjetër në Ligjin për Lojëra të Fatit, të cilët kërkojnë që edhe reklamat e lojrave të fatit që janë në qytet, mos të jenë të mëdha siç janë deri tash.
ZIADIN SELA-KRYETAR I ALENACËS PËR SHQIPTARËT 31
“Pushteti lokal nëpërmjet ndryshimet të ligjeve që ne i porpozojnë do të përfitojnë nga reklamat. Të cilët këto kazino dhe lojëra fati i bëjnë anë e kënd nëpër qytet. E para punës do të kufizohet reklama e çdo kazinos dhe mos të jetë më e madhe se sa në dimenzione 30 me 50cm dhe për çdo metër katror që do të jetë reklama më e madhe, këto do të shkojnë në xhirollogari të komunës dhe do të paguhet për çdo metër katror për 200 euro”.
Sela theksoi se kjo është edhe një realizim i premtimit, që ka bërë ASH për pupullin në zgjedhjet e fundit.
Samir Mustafa /SHENJA/