Donaldi dhe Romeo jo vetëm që do ta bëjnë emisionin, por kanë edhe datë

by admin
Spread the love

Nga 29 prilli do mundeni të ndiqni emisionin e shumëpërfolur, “Më lër të flas”, në moderimin e Donald Veshajt dhe Romeo Veshajt. Transmetimi do jetë në ‘prime time’ për herë të parë në orën 21:00 në Top Channel, dhe do vijojë çdo të premte.

Lajmin e dha vetë Donaldi, përmes një spoti të publikuar në Instagram, ku tregohet pak për programin.

Siç u premtua gjatë qëndrimit të tij në ‘BBV’, së bashku me të vëllanë, Romeon dyshja e njohur do të nisnin emisionin e tyre me frazën e famshme të aktorit, ‘Më li të flas’.

You may also like