Goli i Brojës në minutën e 80-të, i siguroi Shqipërisë fitoren e radhës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2022.
Shqipëria arriti si mysafir të fitojë kundër ekipit të Hungarisë në stadiumin “Pushkas Arena”, 0-1. Kjo fitore i siguroi pikën e 15-të Kombëtares së Shqipërisë, duke e konfirmuar vendin e dytë në grupin I, derisa në vendin e parë gjendet Anglia me 19 pikë, ndërsa Polonia e treta me 14 pikë.
Këto janë tri ndeshjet e fundit të Shqipërisë në kuadër të Grupit I:
Shqipëri-Poloni 12 tetor
Angli – Shqipëri 12 nëntor
Shqipëri – Andorra 15 nëntor
Tri ndeshjet e radhës të Polonisë:
Shqipëri – Poloni 12 tetor
Andorra – Poloni 12 nëntor
Poloni – Hungari 15 nëntor
Vendit të dytë në tabelë i mundësohet gara për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022, garë që do të zhvillohet në Katar