Gosens: Dëmtimi momenti më i vështirë, sfidat e rrisin një futbollist

by admin
Spread the love

Robin Gosens kaloi në janar nga Atalanta tek Inter, për të provuar një sfidë të re. Gjermani kishte pësuar një dëmtim që e la për një kohë të gjatë jashtëm, por tani është gati. Anësori i majtë ka dhënë një intervistë dhe flet për muajt e parë tek Interi, si dhe për periudhën e dëmtimit.

“E dija që Perisic është një shok skuadre me shumë cilësi. Nëse e di që luan gjithmonë nuk të bën shumë mirë. Tani nuk duhet të jap vetëm 100 për qind, që ta meritoj vendin në formacion duhet të jap shumë më shumë”.

“Vetëm sfidat e vështira të çojnë në një nivel më të lartë. Nëse gjithmonë përballesh vetëm me sfida të lehta, nuk do të rritesh si lojtar dhe njeri. E dija që fillimi nuk është i lehtë, pasi do të shikoja shokët e skuadrës nga jashtë për një kohë të gjatë. Gjithsesi ishte pjesë e sfidës”, është shprehur gjermani për mikrofonat e “Outpump”.

“Dëmtimi ishte periudha më e vështirë e karrierës time. Rikthimi ishte momenti më i keq. Pas dy muajsh isha pothuajse gat, isha shumë pranë thirrjes së parë. Kështu që kisha 4-5 ditë vërtetë të vështira. Edhe në shtëpi nuk kam dashur të flas me askënd. Nëse diçka që ju pëlqen ju rrëshqet nga duart, bëhet e vështirë. Jam munduar ta kapërcej këtë moment dhe për fat tani ka kaluar”, përfundon Gosens. / oversport.tv

You may also like