“Sezoni po shkon mirë edhe falë trajnerit”. Kështu është shprehur Davide Frattesi gjatë një intervistë të dhënë për DAZN. I ftuar në emisionin “Piedi X Terra”, mesfushori i Sassuolos lëshoi edhe një deklaratë që i dha disa sinjale ekipit të Romës.
“Në fillim të vitit doja të largohesha, pastaj me kalimin e kohës ne gjetëm përshtatjen e duhur edhe në fushë. Unë luaj me entuziazmin e një 20-vjeçari” tha ndër të tjera Frattessi.
Ndërsa për sa i përket të shkuarës te Roma ai u shpreh: “Më gërryente brenda, doja të kthehesha me çdo kushte te Roma. Sepse për çdo roman, Roma është Roma”, u shpreh ai duke i dhënë sinjale të tjera Romës, ndërsa nuk mund të buzëqeshë me këtë deklaratë Interi që e ka objektivin numër një për mesfushën sezonin tjetër. /oversport.tv