Analisti, Arbër Vllahiu tha se fushata nuk është krejt manipuluese, ajo është pjesa ku bëhen zotimet.
Vllahiu në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se për ta mbështetur kandidatin, e kemi Mitrovicën, ku i gjithë spektri politik është duke e mbështetur Agim Bahtirin, përcjell Klankosova.tv.
“Në fushata nuk është krejt manipulim, të jemi të sinqertë, ti mundesh me manipulu me shifra, ka pasë premtime 200-250 mijë vende të punës, ka pasë gjithçka, dhe nuk e kemi parë të realizohen pas fushatës”, tha Vllahiu.
“Ajo është pjesa ku bëhen zotimet, e tani njerëzit e kanë marr që nëse bën më shumë zotime del më mirë në fund, por problemi është që kur do të ulet e tërë kjo në një nivel, kur populli dhe qytetarët që votojnë kanë me besu një program të caktuar, jo një parti politike të caktuar”.
Sipas tij, në Mitrovicë i gjithë spektri politik ka zbarkuar për të mbështetur një kandidat.
“Ju e keni Mitrovicën sot, ku i gjithë spektri politik qoftë partiak, qoftë shtetëror ka zbarkuar në Mitrovicë për të mbështetur një kandidat, prej kryetarit të kuvendit e poshtë, për me mposhtur kandidatin”, tha Vllahiu.
“Un e kuptoj që është pjesë e partive politike, e kuptoj që është e rëndësishme me mbrojtë një bastion tëndin, por kjo vjen edhe prej pjesës së institucioneve dhe ne do të shohim gradualisht deri në fund se si fillon me u rrit ky nivel i zbarkimeve të tilla, për me mbështetet kandidatin deri në fund”.