I gjithë spektri politik ka zbarkuar në Mitrovicë për të mbështetur Agim Bahtirin

by admin
Spread the love

Analisti, Arbër Vllahiu tha se fushata nuk është krejt manipuluese, ajo është pjesa ku bëhen zotimet.

Vllahiu në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se për ta mbështetur kandidatin, e kemi Mitrovicën, ku i gjithë spektri politik është duke e mbështetur Agim Bahtirin, përcjell Klankosova.tv.

“Në fushata nuk është krejt manipulim, të jemi të sinqertë, ti mundesh me manipulu me shifra, ka pasë premtime 200-250 mijë vende të punës, ka pasë gjithçka, dhe nuk e kemi parë të realizohen pas fushatës”, tha Vllahiu.

“Ajo është pjesa ku bëhen zotimet, e tani njerëzit e kanë marr që nëse bën më shumë zotime del më mirë në fund, por problemi është që kur do të ulet e tërë kjo në një nivel, kur populli dhe qytetarët që votojnë kanë me besu një program të caktuar, jo një parti politike të caktuar”.

Sipas tij, në Mitrovicë i gjithë spektri politik ka zbarkuar për të mbështetur një kandidat.

“Ju e keni Mitrovicën sot, ku i gjithë spektri politik qoftë partiak, qoftë shtetëror ka zbarkuar në Mitrovicë për të mbështetur një kandidat, prej kryetarit të kuvendit e poshtë, për me mposhtur kandidatin”, tha Vllahiu.

“Un e kuptoj që është pjesë e partive politike, e kuptoj që është e rëndësishme me mbrojtë një bastion tëndin, por kjo vjen edhe prej pjesës së institucioneve  dhe ne do të shohim gradualisht deri në fund se si fillon me u rrit ky nivel i zbarkimeve të tilla, për me mbështetet kandidatin deri në fund”.

You may also like